Ndërlidhjet

logo-print

Rusia i liroi peshkatarët japonezë


Konsullata japoneze në Vladivostok njoftoi se sot janë liruar 10 peshkatarët japonezë të zënë nga autoritetet e Rusisë muajin e kaluar.

Kompania pronare e anijes së peshkatarëve ishte pajtuar për të paguar për lirimin e këtyre peshkatarëve dhe kishte depozituar një shumë të të hollave. Këtë depozitim e kanë konfirmuar edhe autoritetet e Rusisë. Megjithatë nuk është zbuluar shuma e depozituar.

Rusia dhe Japonia shpeshherë kanë mospajtime lidhur me të drejtat për peshkim.
XS
SM
MD
LG