Ndërlidhjet

Ivanov: Komentet e Biden janë pozitive


Zëvendës kryeministri i Rusisë, Igor Ivanov, tha se oferta e Shteteve të Bashkuara për t'i ripërtrirë lidhjet me Rusinë është shumë pozitive.

Ivanov i bëri këto komente në Gjermani pas takimit me nënpresidentin amerikan Joe Biden, që është takimi i nivelit më të lartë ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit që kur Barack Obama u bë president.

Ivanov i përshkroi bisedimet me Biden si "shumë interesante", dhe tha se udhëheqësit rusë dhe amerikanë janë të aftë t'u hedhin një vështrim të ri marrëdhënieve të tyre dypalëshe.

Duke folur në një konferencë për shtyp anash tubimit në Mynih, Ivanov tha se dëshira "shumë e fortë" për ndryshime e administratës së re amerikane e ka frymëzuar me "optimizëm".

Dje në Konferencën Ndërkombëtare mbi Sigurinë, Biden tha se është koha për t'i dhënë fund kahjes së rrezikshme të raporteve ndërmjet Moskës dhe aleancës së NATO-s.

Marrëdhëniet ndërmjet NATO-s dhe Moskës janë acaruar nga konflikti në Gjeorgji dhe nga planet e Shteteve të Bashkuara për mburojën antiraketore Evropën Qendrore.
XS
SM
MD
LG