Ndërlidhjet

logo-print

Australi: Rritet bilanci i viktimave nga zjarret


Të paktën 84 njerëz e kanë humbur jetën nga zjarret më të mëdha në historinë e Australisë.

Bilanci i të vdekurve në jug të vendit duket se do të rritet teksa punonjësit mjekësorë po i trajtojnë të mbijetuarit.

Policia thotë se zjarri ka shkrumbuar më shumë se 700 shtëpi.

Mijëra të mbijetuar i kanë mbushur sallat sportive dhe shkollat, ndërsa ushtria dhe zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët e zjarrit, të cilat përhapen shpejt për shkak të erërave të fuqishme dhe temperaturave të larta.

Kryeministri i Australisë, Kevin Rud e vizitoim zonën, e cila siç tha, ka kaluar nëpër "ferr".

Disa zjarre mendohet se janë ndezur me qëllim.
XS
SM
MD
LG