Ndërlidhjet

Kharzai: Duhet pajtuar me talebanët


Presidenti, Hamid Kharzai tha se mënyra e vetme që Afganistani të ketë sukses në vendosjen e paqes është pajtimi me disa pjesëtarë të kryengritjes talebane.

Duke folur në konferencën në Mynih, Kharzai tha se nuk ka mënyrë tjetër që qeveria e tij dhe aleatët e Perëndimit të korrin sukses në një të ardhme të afërt "pa ndonjë formë të pajtimit" me talebanët.

Ai tha se ka ndërmend t'u bëjë thirrje të gjithë atyre talebanëve, të cilët nuk janë pjesë e rrjetit terrorist Al Kaeda, që të kthehen në shtëpitë e tyre.
Kharzai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta mbështesë qeverinë e tij në përpjekjen e këtillë.
XS
SM
MD
LG