Ndërlidhjet

logo-print

Australi: Rritet bilanci i vdekjeve


Bilanci i vdekjeve nga zjarret në Australi është ngritur në 130 derisa zyrtarët kanë frikën se ky numër mund të rritet kur ekipet e shpëtimit të depërtojnë në zonat e shkretuara. Zjarret kanë shkrumbuar më shumë se 750 shtëpi dhe në disa raste i tërë fshati është djegur. Policia beson se disa prej zjarreve janë vënë me qëllim. Ushtria është zhvendosur në këto zona për t'i ndihmuar zjarrëfikësve në shuarjen e zjarreve të cilat u përhapen shpejt për shkak të erërave dhe motit të nxehtë.
XS
SM
MD
LG