Ndërlidhjet

Zyrtari evropian arriti në Abkhazi


Zyrtari i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Thomas Hammaberg, arriti në Abkhazi, në kuadër të turneut të tij shtatë ditësh në Gjeorgji për të vlerësuar situatën e të drejtave të njeriut, pas luftës së shkurtër të vitit të kaluar ndërmjet Rusisë e Gjeorgjisë.

Ai aktualisht ndodhet në Sukhumi për takime me zyrtarët e rajonit separatist gjeorgjian, Abkhazia, përfshirë edhe njërin nga liderët, Sergei Shamba.

Pas luftës Rusi – Gjerogji, në gusht të vitit të kaluar, Rusia i ka njohur Abkhazinë dhe Osetinë Jugore si shtete të pavarura.
XS
SM
MD
LG