Ndërlidhjet

Kazakistani lejon transportet e SHBA-ve


Kazakistani tha se do t'i lejoj Shtetet e Bashkuara, që të transportojnë furnizime për trupat amerikane në Afganistan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme,Yerzhan Ashikbaev, tha se marrëveshja ka të bëjë vetëm me furnizimet joushtarake.

Kjo shpallje u bë pasi komandanti i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan, David Petraeus, tha se Uashingtoni ka arritur marrëveshje tranziti me Rusinë dhe me disa shtete në Azinë Qendrore.

Pjesa më e madhe e furnizimeve për trupat e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në Afganistan, aktualisht kalojnë nëpër Pakistanin verior, por këto rrugë shpeshherë janë mbyllur për shkak të sulmeve nga militantët islamikë.
XS
SM
MD
LG