Ndërlidhjet

logo-print

Një Komitet parlamentar miraton mbylljen e Manasit


Komiteti i mbrojtjes i Parlament të Kirgizisë e ka miratuar planin për mbylljen e bazës ushtarake ajrore amerikane në Manas.

Ky plan ishte paraqitur në Parlament nga presidenti Kurmanbek Bakiev, i cili tha se baza Manas do të mbyllet.

Miratimi i sotëm i kësaj mase duket se i ka zvogëluar gjasët që propozimi të tërhiqet.

Lideri opozitar, Omurbek Tekebaev, i tha Radios Evropa e Lirë se vendimi i Komitetit të mbrojtjes e dëmton kredibilitetin e Kirgizisë.

Presidenti Bakiev e shpalli mbylljen e bazës Manas, pasi siguroi premtimin për më tepër se 2 miliardë dollarë ndihmë nga Rusia.
XS
SM
MD
LG