Ndërlidhjet

Tokio: Nissan do t'i mbyllë 20 mijë vende pune


Kompania japoneze e automobilave, Nissan, njoftoi sot se pret humbje prej 2.9 miliardë dollarësh këtë vit deri në muajin mars, për shkak të krizës globale ekonomike.

Për këtë arsye, kompania paralajmëroi mbylljen e 20 mijë vendeve të punës, ose 8.5 % të forcës së tij punëtore në mbarë botën, deri në vitin 2010.

Kompania bëri të ditur se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar kishte shitur 731 mijë vetura, që është për 19 % më pak në krahasim me të njejtën periudhë të vitit paraprak.
XS
SM
MD
LG