Ndërlidhjet

Poloni: Ekzekutimi ishte "jonjerëzor"


Polonia e ka dënuar sot në mënyrën më të ashpër ekzekutimin e të rrëmbyerit polak, Piotr Stanczak, nga talibanët në Afganistan dhe ka premtuar zënien e vrasësve.

Grupi militant dje e publikoi një video në të cilën qartazi shihet ekzekutimi me heqje koke i inxhinierit polak, që ishte rrëmbyer para pesë muajsh në veriperëndim të Pakistanit.

Ministri i jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, tha se vrasja e inxhinierit polak ishte "ekzekutim jonjerëzor" dhe se autoritetet kishin shpallur kërkim për arrestimin e të dyshuarve për këtë vrasje.
XS
SM
MD
LG