Ndërlidhjet

logo-print

Australi: Nga zjarret humbën jetën 130 vetë


Më se 130 vetë kanë humbur jetën nga zjarret e fuqishme që e kanë kapluar Australinë.

Vlerësohet se këto janë zjarret më vdekjeprurëse në historinë e këtij vendi.

Mijëra zjarrfikës ende po luftojnë me flakën e madhe që e ka përfshirë Viktorian dhe Uelsin e Ri Jugor.

Zjarri ka shkatërruar qytete të tëra afër Melburnit, duke i detyruar familjet që të largohen.

Policia thotë se disa zjarre janë shkaktuar me qëllim, ndërsa kryeministri Kevin Rudd, vdekjet nga zjarri i përshkruajti si "vrasje masive".
XS
SM
MD
LG