Ndërlidhjet

Holbrooke arriti në Islamabad


I dërguari i posaçëm amerikan, Richard Holbrooke, arriti sot në Pakistan në kuadër të vizitës së tij triditëshe.

Ministria e jashtme njoftoi se i dërguari Holbrooke, me liderët pakistanezë, do të diskutoj për "një strategji gjithëpërfshirëse" për tu ballafaquar me militantët dhe ekstremizmin në rajon.

Gjatë fundjavës, zoti Holbrooke, në Konferencën ndërkombëtare për siguri në Munih të Gjermanisë, tha se arritja e paqes dhe e stabilitetit në Afganistan është shumë më e vështirë se në Irak.

Ai tha se nevojitet një qasje e re, në të cilën do të përfshiheshin të gjithë fqinjët e Afganistanit, e veçanërisht, Pakistani.
XS
SM
MD
LG