Ndërlidhjet

logo-print

Katër të burgosur irakianë iu dorëzuan Irakut


Raportohet se katër të burgosur irakianë nga burgu amerikan Guantanamo Bay në Kubë, u janë dorëzuar autoriteteve në Bagdad.

Këtë e bënë të ditur zyrtarë të paidentifikuar irakianë, por ata nuk paraqitën ndonjë afat kohor për lirimin e tyre.

Por në përfaqësues i lartë i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Irak, tha se të katër personat e burgosur u ishin dorëzuar autoriteteve të Irakut më 18 janar. Ai kërkoi që autoritetet irakiane "të informojnë se ku gjenden ata persona dhe t'i mundësojnë KNKK-së që t'i vizitoj ata".
XS
SM
MD
LG