Ndërlidhjet

logo-print

Obama kërkon aksion të shpejtë për ekonomi


Presidenti amerikan, Barack Obama, tërhoqi vërejtjen sot se vonesa në miratimin e planit të tij prej 800 miliardë dollarësh, do të sjellë "thellim të shkatërrimit". Këto komente ai i bëri gjatë fjalimit në Elkhart të Indianës.

Sonte më vonë, në një konferencë televizive për gazetarë në Uashington, Barack Obama, do të përpiqet ta fitoj mbështetjen e opinionit për planin e tij stimulues ekonomik.

Raportohet se Senati i Shteteve të Bashkuara është i gatshëm që këtë javë të votoj për miratimin e planit Obama, i cili më herët është miratuar në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit.
XS
SM
MD
LG