Ndërlidhjet

Obama kërkon ndaljen e zgjerimit atomik


Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se është koha për Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, që të udhëheqin në drejtim të parandalimit të zgjerimit bërthamor, duke rifilluar negociatat për zvogëlimin e arsenaleve të tyre atomike.

- Njëri nga qëllimet e mia është që ta parandaloj zgjerimin atomik në përgjithësi. Mendoj se kjo është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, në marrëveshje me Rusinë, që të udhëheq në drejtim të kësaj dhe këtë e kam theksuar në bisedën me presidentin e Rusisë, zotin Medvedev, tha Barack Obama.

Pas kësaj, ai theksoi se mund të kërkohet edhe nga vendet e tjera për t'ju kthyer marrëveshjeve për moszgjerim, që sipas tij, "janë dobësuar gjatë disa viteve të fundit".

Këto komente presidenti Obama i bëri mbrëmë vonë në konferencën për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG