Ndërlidhjet

Sarkozy viziton Irakun


Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, vizitoi Bagdadin në përpjekje për të rindërtuar lidhjet mes dy vendeve.

Kjo është vizita e parë e një presidentit francez prej invadimit amerikan në Irak, në mars të vitit 2003, të cilin Franca e pat kundërshtuar.

Pas takimeve me presidentin, Jalal Talabani dhe me kryeministrin Nuri al-Maliki, Sarkozy tha se ka ardhur koha që kompanitë franceze të kthehen në Irak.
XS
SM
MD
LG