Ndërlidhjet

Holbrooke u takua me liderët e Pakistanit


I dërguari i posaçëm amerikan për Pakistanin dhe Afganistanin u takua me zyrtarët më të lartë pakistanezë në Islamabad, si pjesë e rishikimit të strategjisë së administratës Obama për luftimin e talebanëve dhe Al Kaedas në kufirin mes Pakistanit e Afganistanit.

Richard Holbrooke u takua me presidentin Ali Zardari dhe kryeministrin Yousuf Raza Gilani.

Kjo është vizita e parë e Holbrooke në rajon që kur u emërua nga presidenti Barack Obama.

Obama është zotuar të mos lejojë rrjetin Al Kaeda që të "operojë pa u ndëshkuar" nga zonat e sigurta në Afganistan dhe përgjatë kufirit afgano-pakistanez.
XS
SM
MD
LG