Ndërlidhjet

logo-print

Pragë: Ndërtimi i bazës mund të shtyhet


Ministri i jashtëm çek, Karel Schwarzenberg, tha sot se pret që sistemi i mbrojtjes raketore të Shteteve të Bashkuara, një pjesë e të cilit parashihet të ndërtohet në Çeki, mund të shtyhet.

Sipas tij, baza e radarëve mund të ndërtohet brenda gjashtë viteve, e jo brenda dy viteve, siç parashihej fillimisht.

Pritet që ministri Schwarzenberg sot më vonë gjatë ditës, në Uashington, të takohet me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që sistemin e radarëve ta vendosin në Çeki, ndërsa atë të raketave në Poloni, për t'i parandaluar sulmet eventuale nga "shtetet e papërgjegjshme", siç është Irani.

Zëvendës presidenti Joe Biden, tha në fund të javës së kaluar në Munich të Gjermanisë, se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta zhvillojnë mburojën raketore në Evropë.
XS
SM
MD
LG