Ndërlidhjet

Londër: Çelzi e largoi Scolarin


Klubi i futbollit Çelzi e ka larguar menaxherin Luiz Felipe Scolari, vetëm pas shtatë muajsh në këtë detyrë.

Në njoftimin e klubit thuhet se loja e ekipit londinez duket se po përkeqësohet gjithnjë e më tepër në periudhën më të rëndësishme të sezonit.

Çelzi, pronar i të cilit është miliarderi rus, Roman Abramovich, aktualisht ka rënë në vendin e katërt të tabelës në Ligën e Parë angleze, duke mbetur parapa Mançester Junajtedit për shtatë pikë.

Luiz Felipe Scolari është trajner i njohur i futbollit, që e kishte udhëhequr vendin e tij, Brazilin, drejt titullit të kampionit botëror në vitin 2002, ndërsa si trajner i Portugalisë arriti në finale të kampionatit evropian në vitin 2004.
XS
SM
MD
LG