Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Bisedimet me SHBA-të janë të mundshme


Presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad tha se Irani është i gatshëm për bisedime me Shtetet e Bashkuara, nëse bisedimet do të ishin korrekte dhe të bazuara në interesin e dyanshëm.

"Administrata e re e Shteteve të Bashkuara ka thënë se dëshiron të prodhojë ndryshime dhe të ndjekë kursin e dialogut. Është e qartë se ndryshimi i vërtetë duhet të jetë fundamental e jo taktik. Irani e mirëpret ndryshimin e vërtetë. Populli iranian është i gatshëm të bisedojë, por bisedime në atmosferë të drejtë dhe me respekt të ndërsjellë", tha presidenti i Iranit.

Ahmadinejad i bëri këto komente gjatë një fjalimi me rastin e 30 vjetorit të Revolucionit Islamik, i cili përmbysi Shahun, që mbështetej nga Uashingtoni.
XS
SM
MD
LG