Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Senati sot voton paketën stimuluese


Senati amerikan sot pritet të votojë për paketën stimuluese 800 miliardë dollarëshe për të kapërcyer krizën më të madhe ekonomike në dekadat e fundit.
Presidenti Barack Obama ka paralajmëruar se paketa është e nevojshme për të shmangur "katastrofën ekonomike".

Obama sot do të udhëtojë në Florida, shtet i goditur rëndë nga rënia e çmimit të patundshmërive, që të sigurojë mbështetjen e publikut për kalimin e shpejtë të planit stimulues.

Dhoma Përfaqësuese e ka miratuar verzionin e vet të legjislacionit pa asnjë votë të Republikanëve.
XS
SM
MD
LG