Ndërlidhjet

logo-print

Kroacia do t'i heqë vizat për Shqipërinë


Kroacia do t'i heqë vizat për Shqipërinë gjatë këtij viti, ka paralajmëruar kryeministri kroat Ivo Sanader pas bisedimeve me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.

"A duhet t'i heqim vizat? Po. Tash nuk mund të them se kur, por me siguri këtë vit", u tha Sanader gazetarëve pas takimit.

Berisha, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci, theksoi se dy qeveritë sot kanë nënshkruar një varg marrëveshjesh të rëndësishme për bashkëpunimin në të ardhmen.
XS
SM
MD
LG