Ndërlidhjet

Amnesty International e akuzon Hamasin


Amnesty International e ka akuzuar grupin militant të Hamasit për vrasje, torturë dhe rrëmbim të njerëzve të akuzuar se i kanë ndihmuar Izraelit gjatë dhe pas ofenzivës së fundit izraelite.

Amnesty International tha se të paktën 20 njerëz janë ekzekutuar nga luftëtarët e Hamasit, dhe dhjetra të tjerë janë qëlluar në këmbë apo janë plagosur në mënyra tjera me qëllim që t'u shkaktohet paaftësi të përhershme.

Amnesty i bëri thirrje Hamasit, grupit Islamist i cili e qeveris Rripin e Gazës, që menjëherë t'i japë fund fushatës së këtillë.
XS
SM
MD
LG