Ndërlidhjet

Interpoli alarmon për 85 terroristë të dyshuar


Organizata ndërkombëtare e policisë, Interpol, tha se ka lëshuar një alarm të paparë për 85 terroristë të dyshuar se kanë planifikuar sulme kundër Arabisë Saudite.

Interpoli tha se 83 sauditë dhe dy jemenas kërkohen nga Arabia Saudite nën akuza për ndërlidhje me terrorizmin, përfshirë lidhjet me Al Kaedan në Arabinë Saudite, Irak dhe Afganistan.

Sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Ronald K. Noble, tha se të dyshuarit përbëjnë kërcënim për sigurinë jo vetëm për Arabinë Saudite "por gjithashtu edhe për tërë botën".
XS
SM
MD
LG