Ndërlidhjet

Meksikë: 21 të vrarë në shkëmbim zjarrin


Në Meksikë, 21 njerëz raportohet se janë vrarë në shkëmbim zjarrin e fundit të ndërlidhur me bandat e drogës në shtetin Chiuahua, afër kufirit me shtetin amerikan të Teksasit.

Njoftohet se pjesëtarët e një bande vranë gjashtë persona, të cilët më parë i kishin rrëmbyer. Në përleshjen që pasoi me ushtarët, 14 anëtarë të bandës dhe një ushtar e humbën jetën.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 3.500 njerëz u vranë në Meksikë në vitin 2008 në incidente të dhunshme të ndërlidhura me trafikimin ilegal të narkotikëve.
XS
SM
MD
LG