Ndërlidhjet

Obama afër vendimit për trupat në Afganistan


Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates tha se presidenti Barack Obama pritet që në "disa ditët e ardhshme" të vendosë se sa trupa shtesë do të dërgohen në Afganistan, për t'iu bashkangjitur luftës kundër talebanëve dhe militantëve të Al Kaedas.

Gates u tha gazetarëve në Uashington se Obama do të ketë disa opcione të dislokimit që do t'i prezantohen.

Raportet thonë se Obama fillimisht pritet të miratojë vetëm një pjesë nga kërkesat e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për 30.000 ushtarë shtesë në Afganistan.

Aktualisht në Afganistan ndodhen 37.000 trupa amerikane.
XS
SM
MD
LG