Ndërlidhjet

Zveçan: Protestohet kundër FSK-së


Banorët serbë të fshatit Grabovc të Zveçanit nuk kanë pranuar vendosjen e një qendre mobile nga paqeruajtësit e KFOR-it, në të cilën qytetarët do të mund të aplikonin për anëtarësim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kryetari i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq ka thënë se përpjekjet e sotme të KFOR-it janë në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

"Populli ynë e ka thënë qetësisht dhe në mënyrë demokratike se nuk dëshiron të marrë pjesë në formimin e strukturave të tilla, të cilat në rradhë të parë janë kundër ne serbëve", ka thënë Milloviq.

Adriano Graciani, zëdhënës i KFOR-it thotë se ka qenë një tubim paqësor dhe se ekipi për rekrutim në FSK ka qëndruar në fshatin Grabovc dhe është larguar prej andej siç ka qenë e planifikuar.
XS
SM
MD
LG