Ndërlidhjet

Themelohet Këshilli i Sigurisë së Kosovës


Institucionet e Kosovës kanë themeluar Këshillin e Sigurisë. Akti i formimit të këtij Këshilli është përcjellë nga udhëheqësit kosovarë, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari, Jakup Krasniqi. Ata vlerësuan se me veprimin e sotëm është kompletuar i tërë sistemi i sigurisë që mundëson funksionimin e shtetit.

Nën drejtimin e kryeministrit Këshilli ka për detyrë të hartojë doktrinën e sigurisë së Kosovës. Kreu i ekzekutivit vlerësoi se ky zhvillim dëshmon përkushtimin për të ndërtuar një shtet funksional. Ndërkaq presidenti Sejdiu tha se konstitumi i Këshillit është dëshmi e zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Këshilli për Siguri i Kosovës ka rol thelbësor në krijimin e politikave dhe strategjive për çështjet e sigurisë. Ky Këshill udhëhiqet nga kryeministri dhe harton apo shqyrton Strategjinë e Sigurisë së Kosovës, e cila me pas miratohet në Kuvend.
XS
SM
MD
LG