Ndërlidhjet

Papa do ta vizitoj Izraelin


Papa Benedikti i 16-të tha sot se do t'i vazhdoj planet për ta vizituar Izraelin, përkundër kundërthënies lidhur me deklarimet e një peshkopi katolik, i cili e ka refuzuar Holokaustin.

Papa, poashtu, tha se çdo refuzim i Holokaustit është i patolerueshëm dhe i papranueshëm, e veçanërisht kur komentet e tilla bëhen nga një peshkop i nivelit të tillë.

Këto komente Papa Benedikti i 16-të i bëri pas takimit me një grup të liderëve të izraelitëve amerikanë.

Burime në Vatikan thonë se vizita e Papës në Izrael parashihet për muajin maj.
XS
SM
MD
LG