Ndërlidhjet

Tadiq i hodhi poshtë akuzat nga Prishtina


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, sot i ka hedhur poshtë akuzat e zyrtarëve të lartë të Kosovës se Beogradi po udhëheq politikë të viteve të 90-ta.

"Serbia, në asnjë mënyrë nuk dëshiron ta ndalë procesin e përfshirjes së Kosovës në disa insntitucione ndërkombëtare financiare, sepse ne në bisedimet për statusin kemi propozuar zgjidhje të këtillë", tha Boris Tadiq, në një konferencë për gazetarë.

Zoti Tadiq i hodhi poshtë akuzat e zyrtarëve të lartë të Kosovës se Serbia aktualisht po udhëheq politikë të viteve të 90-ta dhe se po nxitë armiqësi ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, duke theksuar se "kjo nuk është e saktë".
XS
SM
MD
LG