Ndërlidhjet

logo-print

Rehn: Integrimi i Serbisë – nuk lidhet me Kosovën


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, tha se procesi i integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian nuk ndërlidhet me statusin e Kosovës.

Mëtutje ai tha se qëllimi i BE-së "është përmirësimi dhe mbështetja e zhvillimit të situatës sociale dhe ekonomike në Kosovë", duke theksuar se gjatë vitit do të publikohet raporti për situatën në Kosovë.

Këto komente, zyrtari i lartë i BE-së i bëri në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq.

Ai mëtutje theksoi se BE-ja po e shqyrton një pako të mbështetjes financiare për t'i ndihmuar vendet e Ballkanit, që të ballafaqohen me ndikimet e krizës globale ekonomike.
XS
SM
MD
LG