Ndërlidhjet

logo-print

Shvarcenberg: Çekia do ta ndihmoj Kosovën


Ministri i jashtëm i Çekisë, Karel Shvarcenberg, paralajmëroi se Çekia, që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së BE-së, do të vazhdoj ta mbështesë Kosovën në ndërtimin e shtetit demokartik dhe shumë etnik, njoftoi Ministria e jashtme e Kosovës.

Ai, poashtu, ka ofruar përkrahje edhe për zhvillimin e perspektivës evropiane të Kosovës, e cila, sipas ministrit çek, është shumë e rëndësishme për popullin e Kosovës dhe për sigurinë e stabilitetin e gjithë rajonit.

"Shpresoj se bashkëpunimi dhe përpjekjet e përbashkëta në periudhën e ardhshme do të japin rezultate pozitive", thuhet në letrën që ministri Shvarcenberg i dërgoi ministrit të jashtëm, Skender Hyseni, në përgjigjje të letrës me të cilën ministri kosovar i uroi Çekisë marrjen e presidencës së radhës së Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG