Ndërlidhjet

Richard Holbrooke arriti në Kabul


I dërguari amerikan, Richard Holbrooke, sot arriti në Kabul të Afganistanit.

Kjo vizitë po bëhet vetëm një ditë pasi militantët talibanë vranë së paku 20 vetë në sulme të koordinuara në tri ndërtesa qeveritare në Kabul.

Zyrtarët thonë se të tetë sulmuesit u vranë në operacionin tri orësh të forcave të sigurisë.

Raportohet se forcat qeveritare po patrullojnë në rrugët e Kabulit gjatë vizitës së të dërguarit amerikan.

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, ka premtuar dërgimin e 30 mijë trupave të tjera në Afganistan.
XS
SM
MD
LG