Ndërlidhjet

Rusia kërkon lidhje të plota me NATO-n


Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se dëshiron lidhje "të plota" dhe me interes të dyanshëm me NATO-n. Ai këto komente i bëri në takimin me ambasadorin e Rusisë në NATO, Dmitry Rogozin.

Presidenti Medvedev tha se administrata e tij është e gatshme të diskutoj për shumë çështje, pasi "problemet nuk janë zvogëluar".

Rusia ka marrë një qëndrim të ri, me tone më pajtuese, në raportet me NATO-n, prej se Barack Obama e mori postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Rusia dhe NATO-ja, tash po përgatiten të bashkëpunojnë në një varg çështjesh, përfshirë edhe lejimin e rrugëve transitore për furnizim të forcave ndërkombëtare në Afganistan.
XS
SM
MD
LG