Ndërlidhjet

UNMIK: Zannier do të takohet me zyrtarët serbë


Shefi i Misionit të OKB-së në Kosovë, Lamerto Zannier, gjatë këtij muaji do të takohet me zyrtarët e Serbisë për të diskutuar për përgatitjet për mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, tha zëdhënësi Russell Geekie.

UNMIK-u konfirmon se zoti Zannier, e ka marrë një ftesë për tu takuar me ministrin e jashtëm serb, Vuk Jeremiq dhe me ministrin për Kosovën, Goran Bogdanoviq, më vonë këtë muaj në Beograd.

Sipas zëdhënësit Geekie, aktualisht Lamberto Zannier, ka zhvilluar konsultime të ngjashme edhe me autoritetet në Prishtinë.

Ai po konsultohet edhe palët e tjera, e veçanërisht me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG