Ndërlidhjet

SHBA: Kriza ekonomike, kërcënim sigurie


Kriza ekonomike globale përbën shqetësimin kryesor të sigurisë për Shtetet e Bashkuara.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar amerikan, Dennis Blair në një raport për Kongresin thekson se sa më shumë zgjat kriza ekonomike aq më tepër rriten rreziqet për paqëndrueshmëri politike.

Lidhur me kërcënimet ndërkombëtare Blair tha se nuk ka gjasa që Koreja e Veriut të përdorë armët bërthamore, derisa Shtetet e Bashkuara nuk e dinë nëse Irani synon të zhvillojë armë bërthamore.

Lidhur me Al Kaidën Blair nënvizoi se megjithëse vazhdon të planifikojë sulme kundër caqeve perëndimore rrjeti terrorist "është më pak i aftë dhe efikas se ç'ka qenë një vit më parë".
XS
SM
MD
LG