Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Peticion OKI-it për Kosovën


Një peticion me 50 mijë nënshkrime të qytetarëve të Shqipërisë do t'i dërgohet të djelën Organizatës së Konferencës Islamike. Peticioni kërkon nga vendet anëtare të kësaj oragnizate të njohin pavarësinë e Kosovës.

"Për ne si myslimanë ka qenë befasi që bota arabe nuk e ka njohur shtetin e Kosovës. Ne menduam t'i apelojmë vendeve që dhanë ndihma humanitare për Kosovën në vitin 1999", tha për agjencinë e lajmeve Reuters Agim Baçi, një nga organizatorët e peticionit.

Baçi shtoi se peticioni është nënshkruar nga qytetarët e të treja besimeve fetare që ekzistojnë në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG