Ndërlidhjet

Australi: Një i akuzuar për zjarrëvënie


Policia e Australisë ka akuzuar një mashkull për "zjarrëvënie me pasoja vdejkjeprurëse", duke e ngarkuar atë për shkaktimin e njërit prej zjarreve më shkatërruese që kanë përfshirë Australinë, njoftojnë mediat lokale. I akuzuari dyshohet se ka shkaktuar zjarr në afërsi të qytetit Churchill në shtetin Victoria, ku kanë humbur jetën të paktën 21 persona. Zjarret e fundit të shkaktuara në Australi, që kanë lënë të vdekur të paktën 181 persona, kryeminisitri i vendit, Kevin Rudd, i ka cilësuar si "vrasje masive".
XS
SM
MD
LG