Ndërlidhjet

Jeremiç: Serbia nuk e dorëzon Kovaçeviçin


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç ka deklaruar se Beogradi nuk do t'ua dorëzojw SHBA-ve basketbollisitin Milladin Kovaçeviç, i cili akuzohet për rrahje të rëndë të kolgut të tij në Universitetin Binghamton, Bryan Steinhauer, në një bar në Nju York, gjatë muajit maj të vitit të kaluar. Kovaçeviç ishte arrestuar në SHBA, por pas lirimit me kaucion, kishte ikur nga SHBA-të, falë një pasaporte të rrejshme, të cilin ia kishte dhënë një zyrtar i konsullatës së Serbisë. Jeremiç është arsyetuar se Kushtetuta e Serbisë nuk lejon dorëzimin e qytetarëve të saj shteteve tjera.
XS
SM
MD
LG