Ndërlidhjet

Solana paralajmëron takimin Clinton-Lavrov


Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, ka thënë se në fillim të muajit mars do të takohen sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov. Solana i ka bërë këto komente pas takimit me zonjën Clinton dhe vizitës që i ka bërë Moskës. Ai ka deklaruar gjithashtu se edhe nënpresidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për shkrirje të marrëdhëdhënieve, gjë që është pritur pozitivisht në Rusi. State Departamenti ende nuk e ka konfirmuar takimin Clinton – Lavorv, i cili do të duhej të zhvillohej në Gjenevë, pas mbledhjes së ministarave të jashtëm të NATO-s.
XS
SM
MD
LG