Ndërlidhjet

Obama fton Kongresin të miratojë planin ekonomik


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje Kongresit që të veprojë shpejt dhe ta miratojë paketën stimuluese ekonomike 789-miliardë dollarëshe.

"Një herë në një gjeneratë na jepet rasti për të vepruar guximshëm, që fatkeqësia të shndërrohet në mundësi, dhe kjo krizë të shfrytëzohet për ta transformuar ekonominë tonë për shekullin 21. Ky është qëllimi kryesor i planit, të cilin e kam paraqitur para Kongresit. Është një plan që do t'i nxitë bizneset dhe konsumatorët që të bëjnë shpenzime, të nevojshme për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe prosperitet, si dhe të krijohen më shumë se 3.5 milionë vende pune në dy vitet e ardhshme", tha presidenti Obama.

Dhoma Përfaqësuese pritet ta votojë planin sot pasdite sipas kohës lokale, ndërsa Senati do të votojë në mbrëmje.
XS
SM
MD
LG