Ndërlidhjet

BE:Tirana, kujdes me ligjin mbi lustracionin


Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Shqipërisë që edhe një herë t'i shqyrtojë me kujdes pasojat e mundshme juridike dhe politike të ligjit të ri mbi lustracionin, i cili tek Bashkimi Evropian ka shkaktuar shqetësime, ka bërë të ditur Çekia, si kryesuese e radhës e Bashimit Evropian.
Më herët Bashkimi Evropian, OSBE dhe organizata tjera ndërkombëtare kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ta këshilluar Shqipërinë në kryerjen e procesit të lustracionit, por njëkohësisht kanë kërkuar që Tirana zyrtare që të respektojë në tërësi Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG