Ndërlidhjet

logo-print

OKB-ja e vazhdon mandatin në Abkhazi


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka vazhduar mandatin e misionit të tij vëzhgues në rajonin separatist Abkhazia në Gjeorgji.

Mandati i këtij misioni, që e monitoron situatën e tensionuar përgjatë kufirit ndërmjet Gjeorgjisë dhe Abkhazisë, është vazhduar deri më 15 qershor.

Diplomatët në Kombet e Bashkuara thonë se lidhur me këtë mandat ka pasur dallime.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se liderët separatistë të Abkhazisë do ta kenë fjalën e tyre lidhur me vazhdimin e misionit të OKB-së në këtë rajon.

Gjeorgjia ka thënë se nuk do ta pranonte mandatin e ri, nëse ndjen se ai e cenon sovarnitetin e saj.
XS
SM
MD
LG