Ndërlidhjet

Moskë: Janë vrarë militantët në Ingusheti


Shërbimi federal i sigurisë në Rusi njoftoi sot se ka vrarë një grup të militantëve, që planifikonin sulme vetëvrarëse kundër udhëheqjes së Ingushetisë.

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se militantët ishin vrarë kur ata, të enjten, kishin vendosur të aktivizonin më se 200 kilogram të materialit shpërthyes në një shtëpi të tyre, kur e vërjejtën se ishin të rrethuar nga forcat e policisë.

Kjo përleshje u bë pasi në muajin tetor presidenti Dmitry Medvedev, intervenoi në përpjekje për t'i qetësuar tensionet në rritje në Ingusheti, me popullatë shumicë myslimane. Zoti Medvedev e shkarkoi një guvernator jo shumë të popullarizuar dhe në vend të tij e emëroi një komandant ushtarak.
XS
SM
MD
LG