Ndërlidhjet

logo-print

Islamabad: U vranë së paku 20 militantë


Zyrtarë të shërbimeve të zbulimit të Pakistanit thonë se një raketë e dyshuar amerikane ka goditur rajonin afër kufirit me Afganistanin.

Një zyrtar i lartë i sigurisë tha se së paku 20 militantë të dyshuar islamikë ishin vrarë.

Një lider taliban i tha agjencisë Reuters se "së paku 25 vetë janë vrarë". Ai tha se shumica prej tyre ishin luftëtarë uzbekë.

Pakistani është njëri nga aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit, por Islamabadi i kundërshton sulmet me raketa në rajonet fisnore, ku besohet se operojnë kryengritësit talibanë dhe ata të al-Kaidës.
XS
SM
MD
LG