Ndërlidhjet

Olmert: Nuk ka marrëveshje pa lirimin e ushtarit


Izraeli thotë se nuk do të pajtohet për marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës, nëse nuk përfshihet lirimi i ushtarit izraelit, i zënë nga militantët aleatë të Hamasit.

Këtë kusht e paraqiti sot kryeministri izraelit në largim, Ehud Olmert.

Izraeli dhe Hamasi po zhvillojnë bisedime indirekte për kushtet e armëpushimit të qëndrueshëm, pas ofensivës ushtarake izraelite kundër Hamasit, para një muaji.

Ka pasur spekulime se arritja e marrëveshjes është afër.

Zyra e kryeministrit Olmert tha se ushtari Gilad Schalit, që mbahet i zënë prej vitit 2006, duhet të jetë pjesë e çfarëdo marrëveshjeje.
XS
SM
MD
LG