Ndërlidhjet

Kabul: Holbrooke takon presidentin Karzai


I dërguari amerikan, Richard Holbrooke, tokon sot presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai, për bisedime lidhur me luftën kundër terrorizmit.

Takimi bëhet në periudhën e tensioneve ndërmjet Kabulit e Uashingtonit, lidhur me çështjen e viktimave civile, për të cilat zoti Karzai thotë se po i dëmtojnë përpjekjet për arritjen e sigurisë në këtë rajon.

Zoti Holbrooke arriti në Kabul, pasi katër ditë qëndroi në Pakistan.
XS
SM
MD
LG