Ndërlidhjet

logo-print

KFOR: Përfundoi fushata e rekrutimit në FSK


KFOR-i njofton se ka përfunduar fushata tre javore për rekrutimin e mbi 300 anëtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në një komunikatë per media thuhet që nga 21 janari e deri më 14 shkurt, ekipet për rekrutim të KFOR-it kanë marrë më shumë se 4900 aplikacione nga tërë Kosova.

Duke komentuar numrin e aplikacioneve komandanti i KFOR-it Giusepe Gay ka thënë se rezultatet janë shumë të kënaqshme.
"Shumë të rinj i janë përgjigjur me entuziazëm kësaj mundësie të madhe. Është bërë një hap përpara në ndërtimin e një force të sigurie profesionale dhe shumëetnike", ka thënë gjenerali Gay.

Ai ka ftuar komunitetet, që të bëhen pjesë e FSK-së duke thënë se të gjitha komunitetet duhet të ndjejnë detyrimin moral që të kenë përfaqësuesit e tyre në FSK.

Aplikantët, që do të zgjëdhen për t'u bërë pjesë e FSK-së, do nisin një trajnim bazë në pranverën e këtij viti, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
XS
SM
MD
LG