Ndërlidhjet

logo-print

Karzai: Pjesëmarrës në rishikimin e strategjisë


Afganistani do marrë pjesë në vlerësimin që SHBA do t'i bëjnë ecurisë së luftës kundër terrorit, tha presidenti afgan Hamid Karzai pas takimit në Kabul me të dërguarin amerikan për rajonin Richard Holbrooke.

"Nga ambasadori Holbrooke e pranova mesazhin e presidentit Obama. Jam shumë mirënjohës që presidenti Obama e ka pranuar propozimin tim që Afganistani t'u bashkohet Shteteve të Bashkuara në rishqyrtimin strategjik të luftës kundër terrorizmit", tha Kharzai.
Holbrooke, i cili mbërriti në Kabul nga Pakistani, tha se vizita e tij në Afganistan kishte për qëllim "të riafirmojë përkushtimin e Amerikës" për luftimin e terrorit në këtë vend.

"E kemi bërë këtë udhëtim këtu në emër të presidentit Obama, të Sekretetares së Shtetit, Clinton, dhe të administratës së re për ta riafimuar përkushtimin e Amerikës ndaj përpjekjeve në Afganistan kundër Talebanëve dhe Al Kaedas. Erdhëm këtu të dëgjojmë dhe t'i mësojmë pikëpamjet tuaja", tha Holbrooke, i cili nga Kabuli do të udhëtojë drejt Indisë.

Presidenti Barack Obama e ka akuzuar qeverinë e Karzait si të shkëputur nga populli, kurse Perëndimi i ka shtuar kritikat ndaj tij duke e akuzuar për dështim në qeverisjen jashtë Kabulit dhe për mos luftimin e korrupsionit.

Karzai nga ana e tij ankohet për vrasjet e civilëve nga sulmet ajrore të gabuara të forcave ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG