Ndërlidhjet

logo-print

Olmert konfirmon vizitën e Papës në Izrael


Kryeministri i Izraelit Ehud Olmert njoftoi se Papa Benedikti XVI do ta vizitojë Tokën e Shenjtë në muajin maj.

Ky është konfirmimi i parë zyrtar i vizitës së papës.

Agjencitë e lajmeve kanë raportuar se udhëtimi do të realizohet nga 8 deri 14 maji dhe përfshin ndalesat në Jerusalem, Nazareth, Bethlehem dhe në kryeqytetin e Jordanisë, Amman.

Njoftimi për vizitën e papës u bë në kohën e tensioneve ndërmjet hebrejve dhe Vatikanit rreth heqjes së shkishërimit të një peshkopi konservator, i cili e ka mohuar Hollokaustin.
XS
SM
MD
LG